Sport

Tuci realizon gol në elitën e Kroacisë

Tuci realizon gol në elitën e Kroacisë
 

Indrit Tuci ka realizuar një gol për Lokomotivën e Zagrebit sot, në xhiron e 15-të të elitës së futbollit të Kroacisë.

Lokomotiva ka triumfuar 2:1 ndaj Slaven Belupos. Tuci realizoi golin e parë të Lokomotivës në minutën e 51-të. Ai luajti tërë ndeshjen. Për Lokomotivën tërë ndeshjen luajti edhe Enis Çokaj, titullar ishte Sherif Kallaku dhe luajti 84 minuta duke e zëvendësuar Francesco Tahirajn.