Sport

Salah hyn në histori të Liverpoolit

Descriptive Text

Vetëm 55 sekonda iu deshën Mohamed Salahut për ta shënuar golin e parë për Liverpoolin kundër Midtjyllandit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, që përfundoi me rezultatin 1:1.

Kjo i mjaftoi atij që të futet në historinë e skuadrës nga Premier Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Juergen Klopp e siguroi vendin e parë në grup, ndërsa Salah e shënoi golin më të shpejtë të Liverpoolit në këtë garë.

Realizimi i Salahut bëri që egjiptiani ta thyejë rekordin e klubit, si shënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit me 22 gola në total.

Salah e kaloi në këtë statistikë Steven Gerrardin, pas vetëm tre vjet e gjysmë në “Anfield”.

Ai u transferua në Liverpool nga skuadra e Romës në vitin 2017.