Sport

Bayerni dhe Leipzigu ndajnë pikët

Ndeshja mes Bayern Munich dhe RB Leipzig ka përfunduar me rezultat të barabartë, 3-3. Ky takim, shumë i rëndësishëm në Bundesligën gjermane pati raste të shumta shënimi nga të dyja palët.

Ndeshja filloi me golin e mysafirëve ku Nkunku kaloi Leipzigun në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Vendasit morën hov duke arritur të barazonin dhe të kalonin në epërsi. Jamal Musiala barazoi shifrat dhe tre minuta më vonë, Muller përmbysi rezultatin.

Ende pa përfunduar pjesa e parë, mysafirët barazuan rezultatin Sulmuesi Kluivert shënoi gol për 3-3, raporton KOHA.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët morën iniciativë për gol. Këtë e bëri Forsberg ku në minutën e 48-të, shënoi për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Barazimin e kësaj ndeshjeje e caktoi sulmuesi gjerman, Tomas Muller.

Pas një asistimi nga Coman, Muller barazoi shifrat në 3-3 me ndeshja u mbyll.

Pas këtij takimi, Bayern Munich renditet në pozitën e parë me 23 pikë në Bundesligë, i ndjekur nga Leipzigu, që renditet i dyti me dy pikë më pak.