Sport

Barcelona hyn në garë për mesfushorin e Atalantas

Barcelona synon që ta transferojë mesfushorin e Atalantas, Marten de Roon si lojtar të lirë, raporton Mundo Deportivo.

Përfaqësuesi i Holandës është njëri nga synimet e trajnerit të Barçës, Ronald Koeman, transmeton KOHA.

29 vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve me Atalantën, duke shënuar një gol në dhjetë paraqitje.

Por, më së shumti ai shquhet për punën e tij të palodhshme në mesfushë.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit dhe Barcelona shpreson që ta transferojë jo vetëm si lojtar të lirë, por me pagë më të ulët sesa pjesa tjetër e skuadrës.