Sport

As Desti nuk e di të ardhmen e Messit

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest, ka thënë se nuk e di cila është e vërteta kur u pyet nëse ylli Lionel Messi, do të qëndrojë në “Camp Nou” edhe për një sezon tjetër.

Për Messin u fol shumë se do të largohet nga Barcelona para nisjes së kampionatit, gjë që krijoi pakënaqësi të shumta nga tifozët, por edhe të paqarta rreth të ardhmes së argjentinasit.

Në kampanjën e parë si drejtues i ekipit nga Ronald Koeman, Barcelona nuk ka pasur vazhdimësi të rezultateve pozitive dhe i ka fituar vetëm katër nga nëntë ndeshjet hapëse të La Ligës, transmeton KOHA.

Megjithatë, Barça i fitoi të pesë ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe Dest ka thënë se klubi është në rrugë të mirë tani.

Dest në një deklaratë të dhënë së fundmi ka thënë se është përshtatur me jetën në Barcelonë dhe se i pëlqen qyteti, edhe me ndikimin e koronavirusit.

Ai shpreson që tifozët të kthehen sigurt në stadiumet spanjolle, pasi ende nuk ka luajtur në “Camp Nou” me ulëse të mbushura tërësisht.