Sport

Klubi që nuk e njeh shtetin e Kosovës vjen për herë të tretë, tani jo si favorit

Klubi që nuk e njeh shtetin e Kosovës vjen për herë të tretë, tani jo si favorit
 

Borci i Banjallukës për herë të tretë vjen në Kosovë për të luajtur ndeshje evropiane. Klubi i famshëm i hendbollit nga Republika Sërpska e Bosnjë-Hercegovinës, nga dy udhëtimet e kaluara në Kosovë ishte kthyer me fitore.

Këtë herë Borci nuk është favorit i madh në ndeshjet me skuadrën që po e dominon hendbollin kosovar, Besa Famgas nga Peja. Gjasat për avancim tutje vlerësohen të barabarta.