Sport

Interi kërkonë 50 milionë euro për Skriniarin

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi Milan Skriniar mund të largohet nga skuadra e Interit në janar. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Interit do ta lirojnë Skriniarin nëse marrin një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Skriniari ka prishur raportet me klubin dhe për këtë arsye do të nxirret në shitje gjatë janarit. 25-vjeçari këtë sezon ka shtatë paraqitje në të gjitha garat me Interin, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023.

Interesim për shërbimet e Skriniarit kanë treguar ekipet nga Premier League, Liverpooli, Tottenhami e Manchester Unitedi.