Sulmuesi francez Oliver Giroud i ka realizuar katër gola sonte në fitoren e thellë 4:0 që Chelsea e shënoi në udhëtim ndaj Sevillas, në Grupin E të Ligës së Kampionëve.
Giroud i realizoi golat në minutat 8, 54, 74 dhe 83 (nga penalltia).
Chelsea pas pesë xhirove kryeson Grupin me 13 pikë, tri më tepër se Sevilla që zë vendin e dytë. Të dyja më herët e kanë siguruar kualifikimin në fazën nokaut. Krasnodari zë vendin e tretë në grup me katër pikë, ndërsa Rennesi është i fundit me një pikë. Krasnodari e mposhti 1:0 Rennesin sonte.