Sport

Të mërkurën luhet xhiroja e dhjetë në Superligën e hendbollit

Të mërkurën luhet xhiroja e dhjetë në Superligën e hendbollit
Foto: FHK
 

Të gjitha ndeshjet e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) do të zhvillohen të mërkurën, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK). Me këtë xhiro nis faza e dytë e kampionatit.

Kampionia në fuqi dhe liderja, Besa Famgas, pritet të vazhdojë me fitore edhe në këtë xhiro. Besa do të jetë mysafire e Trepçës, ndeshje kjo që luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë prej orës 17:00. Në të njëjtën kohë, do të luhen edhe ndeshjet: Kastrioti – Prizreni, Llapi – Prishtina e Vëllaznimi – Vushtrria. Ndërkohë, kjo xhiro do të mbyllet me duelin ndërmjet Drenicës dhe Zhegrës që do të nis prej orës 18:30.