Sport

Alaba pritet t’i bashkohet Chelseat

Descriptive Text

David Alaba pritet ta vazhdojë karrierën në Angli. Në fakt, është raportuar se ai do të transferohet te Chelsea.

Bëhet e ditur se ekipi londinez është favorit për shërbimet e Alabas, i cili në fund të këtij edicioni do të largohet nga Bayern Munichu si futbollist i lirë.

Mësohet se Chelsea në parim ka arritur marrëveshje me Alaban, të cilën do ta zyrtarizojë muajin e ardhshëm.

Te Chelsea, Alaba shihet si përforcim i rëndësishëm pasi mund të luajë në mbrojtje dhe mesfushë. 28-vjeçari ka vendosur të largohet nga Bayerni pas një dekade dhe për këtë arsye ka refuzuar kontratën e re.

Interesim për Alaban, gjithashtu, kanë shfaqur edhe Real Madridi, Barcelona, Juventusi e Paris Saint-Germaini, por duket se londinezët tashmë kanë fituar garën për reprezentuesin e Austrisë.