Sport

Llorente pritet të largohet në janar nga Napoli

Llorente pritet të largohet në janar nga Napoli
 

Skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit spanjoll, Fernando Llorente. Sulmuesi spanjoll ka kërkuar largimin nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit pasi këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka punuar më herët me Llorenten te Juventusi dhe e sheh sulmuesin spanjoll si lojtar të duhur për sulmin. Llorente ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij edicioni, kurse Interi është i gatshëm të paguajë rreth dy milionë euro për transferimin e tij në janar. Sulmuesi 35-vjeçar iu bashkua Napolit në verën e vitit të shkuar nga Tottenhami, kurse karrierë ka bërë edhe te Sevilla e Bilbao.