Manchester City nuk po dorëzohet për sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez.
Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se City tashmë ka kontaktuar Lautaron, të cilin po synon ta transferojë në fund të këtij edicioni. Te City e shohin Lautaron si zëvendësim ideal për Sergio Agueron, i cili pritet të largohet verën e ardhshme kur edhe i skadon kontrata.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tashmë ka identifikuar Lautaron si përforcimin që i duhet ekipit të tij. Lautaro 23-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, kurse këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat. Kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.