Sport

Manaj vazhdon me gola në Turqi

Manaj vazhdon me gola në Turqi
 

Ish-futbollisti i Trepçës ’89, Arb Manaj, ka vazhduar me gola në futbollin turk. Manaj ka realizuar sot golin e vetën për Keciorengucun në fitoren 1:0 ndaj Adana Demirsporit, në xhiron e 11-të të Kategorisë së Dytë të Turqisë.

Me fitoren e shënuar Keciorengucu është ngjitur në krye të renditjes. Për Manajn është goli i tretë në katër ndeshje në kampionat, ndërsa i ka edhe dy asistime. Po ashtu i ka realizuar dy gola edhe në Kupën e Turqisë.