Agon Muçolli shënoi dy gola tjerë në rangun e dytë të futbollit të Danimarkës, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë në udhëtim.
Fredericia e mposhti skuadrën Skive 4:0, transmeton KOHA.
Muçolli 22-vjeçar golin e parë në ndeshje e realizoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Ndërkohë, golin e dytë futbollisti i krahut që vlerësohet shumë në Danimarkë, e realizoi në minutën e 54-tërt. Ishte edhe goli i pestë sezonal.
Dy gola tjerë i shënoi sulmuesi Christian Tue Jensen. Golin e dytë sulmuesi danez e shënoi pas bashkëveprimit me Muçollin.
Fredericia është në rrugë të mirë për t’u futur në elitën e futbollit danez. Pas 13 ndeshjeve ka arkëtuar 26 pikë. Vendin e parë e zë Viborgu me 33 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.