Balaj dhe Berisha shënojnë në Austri

Balaj dhe Berisha shënojnë në Austri
Bekim Balaj ia ka dhuruar ekipit të tij fitoren kundër Tirolit në Bundesligën e Austrisë.
Sturm Grazi fitoi me rezultat 1-0, me golin e sulmuesit shqiptar në minutën e 76-të të ndeshjes, derisa asistues ishte mesfushori Jakob Jantscher.
Me këtë fitore, Sturm Grazi renditet në pozitën e katërt të tabelës me 15 pikë.
Gol tjetër në Bundesligën austriake ka shënuar edhe kosovari Mërgim Berisha, në fitoren e Salzburgut ndaj St. Poltenit, raporton KOHA.
Berisha kaloi Salzburgun në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes, derisa ekipi kundërshtar pësoi debakël gjatë lojës, duke u mposhtur me rezultat 8-2.
Mërgim Berisha kalon Salzburgun në epërsi
Mërgim Berisha ka shënuar gol ndaj St. Poltenit në Bundesligën austriake. Skuadra e tij, Salzburg, është duke udhëhequr me rezultat 2-0 pas 22 minutash lojë.
Ishte minuta e shtatë e ndeshjes kur Berisha kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Salzburgu ndodhet në pozitën e parë të tabelës me 19 pikë aktualisht.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Benatia kthehet në Serie A

Juventusi e Tottenhami në garë për Di Marian

City interesohet për Lukakun

Reali në garë për Lacazetten

Messi mund të suspendohet me katër ndeshje

Mata pritet të rikthehet te Valencia

Carragheri mendon se Salahu do të mbetet te Liverpooli

Donçiq e kalon Jordanin për dyshifror të trefishtë të realizuar në NBA

Chelsea planifikon ofertë rekorde për Haalandin

Tri klube të mëdha pas Bellerinit

Treshja e titullit të fundit besojnë se mund ta fitojnë sërish trofeun me Prishtinën
