Sport

Liverpooli në garë për Garayn

Kampioni i Anglisë, Liverpool, është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit argjentinas Ezequiel Garay.

Te Liverpooli janë në kërkim të një mbrojtësi për shkak të lëndimeve të shumta dhe trajneri Juergen Klopp po synon transferimin e Garayt në afatin kalimtar të janarit.

Garay është futbollist i lirë pasi muaj më parë shkëputi kontratën me Valencian dhe te Liverpooli shihet si zgjidhje e mirë për mbrojtjen. Garay gjatë karrierës ka luajtur edhe te Zeniti, Benfica e Real Madridi. Pos, krahas Liverpoolit, interesim për Garayn ka treguar edhe Barcelona pas lëndimit të Gerard Piques.