Sport

Erikseni mund të largohet nga Interi për 30 milionë euro

Erikseni mund të largohet nga Interi për 30 milionë euro
 

Christian Eriksen përfundimisht do të largohet nga skuadra e Interit. Është raportuar se Interi po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë Eriksenin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. Eriksen në janar të këtij viti iu bashkua Interit si përforcim i madh nga Tottenhami, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

28-vjeçari, këtë sezon ka vetëm tetë paraqitje për Interin në të gjitha garat.