Sport

Dybala afër nënshkrimit të kontratës së re

Juventusi duket se ka arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e Paulo Dybalas për vazhdimin e kontratës.

Kështu kanë shkruar mediat italiane të enjten.

Argjentinasi është përballur me kritika të shumta për shkak të fillimit të dobët këtë sezon. Sidoqoftë, lojtari më i vlefshëm i Serisë A për edicionin e kaluar, është afër nënshkrimit të kontratës së re, transmeton KOHA.

“La Stampa” raporton se Dybala kërkon më shumë para se sa që Juventusi është i gatshëm të ofrojë. Kontrata aktuale e tij përfundon më 30 qershor të vitit 2022.

27-vjeçari nga Palermo u transferua te “Zonja e Vjetër” në korrik të vitit 2015. Që atëherë i ka luajtur 236 ndeshje për “bardhezinjtë”, ndërsa ka kontribuuar me 96 gola dhe 38 asistime.