Sport

Klopp mendon shitjen e Shaqirit

Klopp mendon shitjen e Shaqirit
 

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e menduar shitjen e futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origit. Klopp dëshiron të bëjë ndryshime qysh në janar dhe paratë nga shitja e Shaqirit dhe Origit t’i shpenzoj për ndonjë lojtar.

Reagimi i tij ka ardhë menjëherë pas disfatës që Liverpooli e pësoi të mërkurën nga Atalanta me rezultatin 2:0, në kuadër të fazës së gupeve të Ligës së Kampionëve. Siç raporton “Express”, Liverpooli do të ishte i kënaqur nëse ndonjë skuadër do t’u ofronte nga 15 milion euro.