Sport

Mingueza kërkon më shumë hapësirë te Barcelona

Mbrojtësi Oscar Mingueza, tash pasi ka debutuar te Barcelona, dëshiron më shumë hapësirë.

Ai luajti minutat e parë me Barcelonë të martën në fitoren kundër Dynamo Kievit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona fitoi me rezultatin 4:0, derisa Mingueza luajti gjatë tërë takimit.

Mingueza ka qenë i ftuar edhe në tri ndeshje të këtij edicioni në elitën e futbollit spanjoll, por nuk iu dha rasti.

21-vjeçari është zhvilluar në Akademinë e Barcelonës.