Sport

Neymar dhe Mbappe të gatshëm për t’i kompensuar mungesat e Parisit ndaj Leipzigut

Neymar dhe Mbappe të gatshëm për t’i kompensuar mungesat e Parisit ndaj Leipzigut
 

Sulmuesit Neymar dhe Kylian Mbappe duhet të rizbulojnë formën e tyre të shënimit të golave në Ligën e Kampionëve, kur Paris Saint-Germaini i goditur nga lëndimet e shumta do të përballet me skuadrën gjermane RB Leipzig. Kjo ndeshje luhet të martën mbrëma, prej orës 21:00 dhe i takon Grupit H.

Si Neymar ashtu edhe Mbappe janë kthyer pas lëndimeve që i patën dhe te skuadra franceze po presin që ata të marrin përsipër përgjegjësinë në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve.