Sport

Rritja e shpejtë e superyllit të ardhshëm të Francës

Rritja e shpejtë e superyllit të ardhshëm të Francës
 

Momentet e rëndësishme po vazhdojnë të vijnë për mesfushorin e Rennesit dhe Francës, Eduardo Camavinga, ndoshta lojtarin më perspektiv në futbollin botëror.

Në fillim të këtij muaji ai festoi ditëlindjen e 18-të dhe zbuloi me një buzëqeshje të lehtë se në të njëjtën ditë e kishte kaluar me sukses provimin për patentë shoferi. Në 12 muajt e fundit, Camavinga, talenti i jashtëzakonshëm, është bërë qytetar francez - dhe u paraqit në ceremoni me një kostum të zi, kravatë dhe atlete të bardha - përpara se të bëhej lojtari dhe golashënuesi më i ri i Përfaqësueses së Francës, për më shumë se një shekull.