Sport

Ibrahimoviq me lëndim muskulor, pritet t’i mungojë Milanit në ndeshjet e radhës

Ibrahimoviq me lëndim muskulor, pritet t’i mungojë Milanit në ndeshjet e radhës
Foto: Reuters
 

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ka marrë një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Napolit mbrëmë dhe pritet të mungojë së paku dy javë.

Ibrahimoviq realizoi dy gola ndaj Napolit në fitoren 3:1 të Milanit, ndërsa u largua në minutën e 79-të me një problem muskulor.