Ylldren Ibrahimaj ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së Vikingut, të ligës norvegjeze.
Vikingët mposhtën Sarpsborgun me rezultat 2-1
Golin e parë, Ibrahimaj e shënoi në minutën e 60-të nga një top i kthyer nga portieri, ndërsa 12 minuta më vonë, me një goditje nga distanca, e dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Vikingët renditen në pozitën e shtatë me 36 pikë, ndërsa Sarpsborgu në të 10-ten, me 28 pikë.