4 perditesime
17:28

Kuka pas triumfit të Lorianës: Kosovës po i vijnë dy medalje

Pas fitimit së medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian nga Loriana Kuka, trajneri i saj, Driton Kuka, ka thënë se Kosovës po i vijnë dy medalje.

Kuka pas ndeshjes ka thënë se pengesat e shkaktuara nga COVID-19 i ndalën tre garuesit kosovarë në këtë Kampionat, mirëpo me tre të tjerë, Kosova i fitoi dy medalje. Pos fitores së sotme, edhe Distria Krasniqi ka fituar të premten medaljen e bronztë.

16:43

Loriana Kuka ia sjell Kosovës medaljen e dytë nga Evropiani

Xhudistja Loriana Kuka ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Pragë.

Ajo ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë, transmeton KOHA.

Në garë për të bronztën ajo e mposhti xhudisten italiane, Giorgia Stangherlin.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në këtë garë, pasi dje në këtë kampionat Distria Krasniqi rrëmbeu poashtu medaljen e bronztë.

14:08

Kuka humb gjysmëfinalen, në garë për të bronztën

Loriana Kuka ka pësuar humbje në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Madeleine Malongan.

Megjithatë, ajo ende ka mundësi të stoliset me medalje në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Pragë, transmeton KOHA.

Ajo do të luftojë për medalje të bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë. Për ta fituar këtë medalje ajo duhet ta mposhtë xhudisten nga Italia, Giorgia Stangherlin.

12:31

Kuka mposht xhudisten ruse, arrin në gjysmëfinale

Loriana Kuka ka fituar edhe përballjen e dytë në Kampionatin Evropian në Pragë.

E pas fitores ndaj xhudistes Aleksandra Babintseva ajo është kualifikuar në gjysmëfinale.

Kuka, që garon deri në 78 kilogramë, në gjysmëfinale do të përballet me kampionen e botës francezen, Madeleine Malongan.

12:10

Loriana Kuka fiton meçin e parë në Evropian

Xhudistja Loriana Kuka ka fituar meçin e saj të parë në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Pragë.

Kuka meçin e parë e fitoi ndaj xhudistes portugeze, Yahima Ramirez, transmeton KOHA. Derisa në të dytin do të ketë punë me rusen Aleksandra Babintseva.

Kuka garon në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në këtë garë dje Distria Krasniqi, në kategorinë 48 kilogramë, arriti të rrëmbejë medaljen e bronztë.