Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ka thënë se ka treguar karakter përfaqësuesja me fitoren e shënuar sonte ndaj Moldavisë.
Kosova fitoi 1:0 ndaj Moldavisë dhe e siguroi qëndrimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.
“Kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar raste, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk patëm shumë raste, por të paktën kemi mundur të shënojmë edhe një gol. Në fund, treguam karakter dhe nuk u dorëzuam deri në fund, që është e rëndësishme. Ne e fituam ndeshjen dhe arritëm qëllimin që e kishim, mbetjen në Ligën C”, ka thënë Shala.