Çekia, Uellsi e Hungaria me fitoret e sotme kanë siguruar plasmanin në Ligën A të Ligës së Kombeve, përderisa Austria këtë e bëri pasi barazoi në shtëpi ndaj Norvegjisë.
Në shtëpi Çekia e mposhti Sllovakinë me rezultat prej 2 me 0, transmeton KOHA.
Dy golat u shënuan nga Soucek e Ondrasek. Me këtë fitore Çekia ka 12 pikë dhe është në vendin e parë të Grupit 2.
Hungaria shënoi fitore poashtu prej 2 me 0 ndaj Turqisë.
Siger e Varga shënuan për fitoren e hungarezëve, për ta çuar në kuotën e 11 pikëve në krye të Grupit 3.
Kurse Uellsi shënoi fitore prej 3 me 1 ndaj Finlandës.
Wilson, James e Moore shënuan golat për fitoren për vendasit. Kurse golin e vetëm për Finlandën e shënoi Pukki.
Uellsi është lider i Grupit 4 me 16 pikë.
Derisa Austria ndau pikët me Norvegjinë, 1-1.
Zahid shënoi për Norvegjinë pas asistimit nga Veton Berisha.
Kurse një pikë Austrisë ia siguroi Grbiq në minutën e 90+4.
Austria është lider i Grupit 1 me 13 pikë, gjë që ia mundësoi që të garojë në Ligën A.