Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes Kosovë – Moldavi, që pritet të nisë pas një ore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në portë te Kosova do të jetë Samir Ujkani, ndërsa në mbrojtje Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Ibrahim Dresheviq dhe Florent Hadergjonaj.
Në qendër të mesfushës do të jenë Valon Berisha e Herolind Shala, ndërsa para tyre do të jetë Bersant Celina. Në krah Kosova do të sulmojë me dyshen Edon Zhegrova e Lirim Kastrati, ndërsa në qendër të sulmit me Vedat Muriqin.
Ndeshja e Kosovës me Moldavinë do të jetë e vlefshme në kuadër të Grupit 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kosovës i duhet një rezultat pozitiv për të evituar barazhin.
