Sport

Spanja po fiton thellë kundër Gjermanisë

Spanja është duke fituar thellë 3:0 pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Gjermanisë. Ndeshja e sotme është e xhiros së fundit të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Alvaro Morata (17’), Ferran Torres (33’) dhe Rodri (38’) i kanë realizuar golat për Spanjën.

Spanja me fitoren ndaj Gjermanisë do ta fitojë Grupin 4 dhe do të kualifikohet për në finalet e Ligës së Kampionëve. Me rezultatin aktual i ka 11 pikë, dy më tepër se Gjermania që zë vendin e dytë.