Sport

Shala: Synojmë të qëndrojmë në Ligën C

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Moldavisë ka thënë se synimi kryesor është që të mbesin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kosova nesër nga ora 20:45 e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës C, transmeton KOHA.

“Synimi jonë është që të qëndrojmë në Ligën C. Jemi përgatitur, kemi kualitet dhe nuk kemi çka të kërkojmë në Ligën D. Besoj se nesër duhet t’i tregojmë cilësitë tona”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se ndaj Sllovenisë kanë treguar cilësitë, porse u mungoi fati, derisa ndaj Moldavisë synojnë pikët e plota në mënyrë që të kthejnë entuziazmin.

“Ndaj Moldavisë jemi favorit në shtëpi, por duhet pasur kujdes. Gjithë ekipet që nuk fitojnë kohë të gjatë është problem, por ne duhet të dalim si ekip i bashkuar ta kthyer entuziazmin”, ka thënë Shala.