Sport

Xhudistët kosovarë synojnë medalje në Evropianin e të rinjve në Poreç

Katër xhudistë të rinj do e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 dhe U-23, që do të mbahet në Poreç të Kroacisë.

Kampionati për U-21 do të mbahet në datat 4-6 nëntor ndërsa ato të U-23, prej 9-10 nëntor 2020.

“Laura Fazliu do të marrë pjesë në të dyja kampionatet në kategorinë deri në 63 kilogramë, sikuarse Erza Muminoviq (-63 kg) dhe Arbër Kullashi (-81 kg)”, thuhet në njoftimin e Federatës së xhudos.

Flaka Loxha do të jetë pjesëmarrëse vetëm për U-23 në kategorinë -57 kilogram.