Sport

Klodian Duro tregon pse erdhi te Feronikeli

 

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka zbuluar se cilat kanë qenë arsyet që e ka shtyrë ta pranojë ofertën e klubit nga Drenasi. Duro ka thënë në “Sportin Total” se e kaluar e klubit dhe investimet e shumta, kanë bërë që ai ti thotë po telefonatës së presidentit, Naser Ramaj.

“Është përgjegjësi të jesh trajner i Feronikelit, pasi është ekip kampion. Unë erdhe te Feronikeli pas një telefonate që mora nga presidenti Naser Ramaj. Feronikeli është klubi i parë që ka investuar në futbollistë të rinj dhe në infrastrukturë. Të gjitha këto ndikuan që unë të vijë te Feronikeli. Ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje dhe mund të them se Feronikeli është ende gjallë”, tha ndër të tjera Duro.