Atletico Madridi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Osasunas sonte në xhiron e tetë të La Ligas. Joao Felix (43’ penallti, 69’) dhe Lucas Torreira (88’) kanë realizuar për Atleticon, ndërsa Ante Budimir (80’) për Osasunan.
Atletico Madridi zë vendin e tretë në renditje me 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve, dy më pak se Real Madridi që kryeson. Por Reali i ka zhvilluar shtatë ndeshje. Real Sociedadi është në vend të dytë me 14 pikë nga shtatë ndeshje.
Në ndeshjen tjetër sot Athletic Bilbao ka fituar 2:1 në shtëpi ndaj Sevillas. Iker Muniain (76’) dhe Oihan Sancet (86’) kanë realizuar golat për Bilbaon, ndërsa Youssef En-Nesyri (9’) realizoi për Sevillan.
