Sport

City mposht Sheffieldin

Descriptive Text

Manchester City ka arritur t’i arkëtojë tri pikët në ndeshjen si mysafir ndaj Sheffield Unitedit. Ai të shtunën e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Kyle Walker, i cili në minutën e 28-të me një goditje të fortë afër zonën së rreptësië, kaloi skuadrën e tij në epërsi, raporton KOHA.

Sipas statistikave, City dominoi pjesën më të madhe të takimit me raste të shumta shënimi. Me fitoren e së shtunës, skuadra e Pep Guardiolës është në pozitën e 7-të me 11 të grumbulluara, ndërsa Sheffield Unitedi renditet në pozitën e parafundit, me vetëm një pikë.

Në këtë sezon, për Cityn kjo është fitorja e dytë si mysafir.