Sport

Presidenti i PSG-së shpallet i pafajshëm

Foto: Franck Fife / AFP / Getty Images

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka dalë i pastër në aferën e korrupsionit, pas gjykimit që e pati në Zvicër.

Al-Khelaifi, i cili është edhe kryetar i grupit mediatik BeIN, u akuzua se i ka dhënë dhurata ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, në mënyrë që t’i sigurojë të drejtat televizive për botërorët 2026 dhe 2030.

Valcke u shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve në lidhje me të drejtat televizive. Atij iu dhanë 120 ditë suspendim.

Francezi gjithashtu u urdhërua t’i paguante FIFA-s rreth 1.65 milionë euro si dëmshpërblim. Prokurorët kishin kërkuar dënim me tri vjet burgim.