Manchester City e Porto kanë shënuar fitore në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.
City e mposhti Marseillen, derisa Porto e mposhti Olympiacosin, transmeton KOHA.
City fitoi me rezultat prej 3 me 0. Torres, Gundogan e Sterling shënuan golat për skuadrën e Guardiolas.
Kurse Porto fitoi me rezultat prej dy me zero. Vieira e Oliveira shënuan golat për klubin portugez.
Në Grupin C skuadra e Manchester Cityt është lider me gjashtë pikë. Porto e Olympiacosi kanë nga tre pikë, kurse Marseille është pa pikë pas dy ndeshjeve.
-
27 tetor 2020 23:07
-
Shpërndaje në: