Reali nxjerr një pikë në Gjermani pas dy golave të vonshëm

Reali nxjerr një pikë në Gjermani pas dy golave të vonshëm
Real Madridi ka arritur ta sigurojë një pikë në ndeshjen në udhëtim ndaj Borussia Moenchengladbachut fal dy golave të vonshëm të shënuar nga Karim Benzema (87’) dhe Casemiro (90+3’).
Reali ishte duke pësuar 2:0 pas golave të shënuara nga Marcus Thuram (33’, 58’), por arriti të nxjerrë pikën e parë në Ligën e Kampionëve këtë stinor.
Ndeshja e Grupit B përfundoi 2:2.
Reali pas dy xhirove zë vendin e fundit në grup me një pikë, kryeson Shakhtar Donetzku me katër pikë. Shakhtari e mposhti Realin në xhiron e parë në Madrid me rezultatin 3:2.

Gladbachu po e befason Real Madridin
Borussia Moenchengladbachu është duke e befasuar Real Madridin në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Gladbachu po fiton në shtëpi të vet me rezultatin 2:0.
Marcus Thuram (33’, 58’) i ka realizuar dy golat për Gladbachun. Reali është duke shkuar rrugës që të pësojë humbjen e dytë në po aq ndeshje. Pësoi në ndeshjen e parë në shtëpi nga Shakhtari i Donetzkut me rezultatin 3:2.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Sheshko është lodhur nga krahasimet me Haalandin

Ajaxi në “krizë ekzistenciale” brenda dhe jashtë fushës

KOK-u thotë se telashet e karatesë do të zgjidhen në “asamblenë e radhës”

Superparaqitje e Albion Rrahmanit në Rumani

Daku kontribuon në fitoren e Rubin Kazanit

Xavi thotë se Mallorca mbështetet te Muriqi

Gliha: Dinamo nuk do ta ketë lehtë me Ballkanin

Gliha pranon gabimin ndaj Rumanisë, tregon çka i mungon Kosovës

Xhaka pati mbi 125 kontakte me topin në fitoren e Leverkusenit

Dermaku mungon ndaj Juventusit, ftohen Ramadani e Berisha

Napoli mbetet edhe pa Jesusin
