Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka realizuar një gol dhe ka asistuar një për Salzburgun në ndeshjen kundër Atletico Madridit, në Grupin A të Ligës së Kampionëve.
Salzburgu është duke barazuar 2:2 në Madrid. Berisha realizoi golin e dytë të Salzburgut në minutën e 47-të dhe asistoi të parin të shënuar nga Dominik Szbolszlai në minutën e 40-të.