Sport

Pique me kontratë të re dhe me klauzolë të veçantë

Gerard Pique është afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Sipas mediave spanjolle, kontrata e re e Piques skadon në vitin 2024, përderisa lojtari mund të prishë kontratën për të vazhduar karrierën vetëm jashtë Evropës.

Në klauzolën e re, mbrojtësi mund të largohet nga klubi vetëm për ndonjë skuadër jashtë Evropës.

33-vjeçari është pjesë e klubit të Barcelonës që nga viti 2008.