Sport

Ronaldo rrezikon të dënohet për thyerje të rregullave antiCovid

Ronaldo rrezikon të dënohet për thyerje të rregullave antiCovid

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar nga autoritetet italiane për thyerje të rregullave antiCovid, më herët gjatë muajit tetor, raportojnë mediumet italiane.

“Pa autorizimin e autoriteteve shëndetësore, unë mendoj se Cristiano Ronaldo i ka thyer rregullat e pandemisë Covid-19. Cristiano nuk e ka respektuar protokollin dhe po zhvillohet një hetim për këtë. Virusi po na frikëson të gjithëve, andaj rregullat duhet të respektohen nga të gjithë”, ka thënë ministri i sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora për RAI.