Sport

Batatina: Llapi është bukuria e futbollit në katër vjetët e fundit

Trajneri Tahir Bataina ka thënë se Llapi ka kapacitet për ta fituar titullin e kampionit. Ai thotë se vet e ka një mentalitet të tillë.

Llapi të shtunën arriti fitoren e parë këtë edicion ndaj Arbërisë me rezultatin 2:0.

“Llapi që katër vite është gjithmonë në katërshen e parë. Nuk ka trofe, jemi në rregull. Do ta ketë vështirë, asgjë nuk ka të lehtë. Krizën që e ka Llapi, do ta kenë të tjera. Por, unë kam besim se Llapi mund të bëhet kampion. Mentaliteti im si trajner është se unë do të bëhem kampion. Llapi në katër vjetët e fundit është bukuria e futbollit të Kosovës”, ka thënë Batatina në emisionin e KTV-së “Sporti Total”.