Sport

Ballkani lëshon epërsi prej tre golave dhe mposhtet në Mitrovicë

Descriptive Text

Me rezultat të papritur dhe befasues ka përfunduar takimi në mes Trepçës 89’ dhe Ballkanit në Superligën e Kosovën.

Trepça 89’ ka arritur që në minutat shtesë, t’i sigurojë tri pikët e fitores, me rezultat 4-3. Deri në minutën e 64-të ishin mysafirët që avansonin me rezultat 3-0, mirëpo Trepça 89’ mori lojën në dorën duke i shënuar katër gola radhazi brenda 25 minutave. Golat për Ballkanin i shënoi Gripshi, Krasniqi dhe Mirlind Daku, ndërsa për Trepçën 89’ tri nga Bismarku dhe një e shënoi Nimani.

Pas tetë xhirove, Ballkani, skuadra e menaxhuar nga Ismet Munishi, kryeson në tabelë me 19 pikë, ndërsa Trepça 89’ ndodhet në vendin e gjashtë me 11 pikë të tubuara.