Sport

City ndan pikët me West Hamin

Manchester City e West Hami kanë ndarë pikët në xhiron e gjashtë të Premier Ligës.

Rezultati final i këtij takimi ishte 1-1, transmeton KOHA.

West Hami kaloi së pari në epërsi në minutën e 18. Për vendasit shënoi Antonio në minutën e 18.

Kurse një pikë Cityt ia siguroi Foden, duke shënuar në minutën e 51 pas asistimit nga Cancelo.

West Hami në vendin e dhjetë ka 8 pikë, po aq sa City në një pozitë më poshtë.