Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj e ka kompletuar edhe ndeshjen e tretë rresht në Bundesligë.
22-vjeçari të premten mbrëma luajti 90 minuta për Koelnin që barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Stuttgartit. Ndeshja i takoi javës së pestë të kampionatit gjerman.
Rexhbeçaj ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet, ndërsa tri të fundit i ka kompletuar. Ai po shfaq formë të mirë në qendër të mesfushës.