Sport

Donjeta Sadiku në finale, nesër ndeshet me brazilianen Beatrizi

Foto: KB Gollaku

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në finalen e turneut ndërkombëtar “Ballkan”, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Në gjysmëfinalen deri 60 kilogram, Sadiku mposhti boksieren bullgare, Mehmedova Aslahan, dhe më 24 tetor do të ndeshet me kampionen e botës nga Brazili, Ferreira Beatriz. Beatriz është e para në ranglistën e Federatës Botërore AIBA.

Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës, ka shkruar në Facebook se Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe beson se do të stoliset me medaljen e artë.

Gjyqtar i kësaj ndeshje do të jetë Demolli, gjyqtar ndërkombëtar në AIBA.