Sport

Mitrovica nis aventurën e re në Champions kundër kampionit të Austrisë

Mitrovica nis aventurën e re në Champions kundër kampionit të Austrisë

Te kampionia e Kosovës në futboll (femrat), KFF Mitrovica, pranojnë se kundërshtari i parë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2020/21, nuk është aspak i lehtë. Mirëpo, në skuadrën mitrovicase insistojnë se synim mbetet kalimi i raundit të parë kualifikues në garën elitare të Evropës për futbollin e femrave.

KFF Mitrovica përballë do ta ketë kampionin e Austrisë, St. Polten. Kështu është vendosur me shortin që është tërhequr të enjten në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, shkruan KOHA.