Sport

AZ Alkmaari shtang Napolin përkundër mungesës së 13 lojtarëve shkaku i koronavirusit

AZ Alkmaari shtang Napolin përkundër mungesës së 13 lojtarëve shkaku i koronavirusit
Foto: Reuters

Klubi holandez AZ Alkmaar ka shtangur Napolin e Elseid Hysajt e Amir Rrahmanit, përkundër mungesës së 13 lojtarëve për shkak të testimit pozitivë me koronavirus.

Alkmaari triumfoi 1:0 në udhëtim në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Dani de Wit realizoi golin e fitores në minutën e 57-të. Te Napoli titullar ishte Elseid Hysaj dhe luajti 59 minuta. Rrahmani nuk u aktivizua. Ndeshja i takoi Grupit F të Ligës së Evropës.