Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës në udhëtim ndaj Rapid Viennas, derisa Napoli pësoi në shtëpi ndaj AZ Alkmaarit.
Skuadra e Mikel Artetas fitoi këtë takim me rezultat prej 2 me 1.
Klubi austriak kaloi së pari në epërsi në minutën e 51-të përmes Fountasit, transmeton KOHA.
Shifrat i barazoi David Luiz, derisa golin e fitores për Arsenalin e shënoi Aubameyang.
Kurse në ndeshjen tjetër AZ Alkmaari shënoi fitore 1 me 0 në udhëtim.
Golin e vetëm për klubin holandez e shënoi De Wilt.