Giovanni Simeone mund ta vazhdojë karrierën në La Liga te skuadra e Atletico Madridit.
“Don Balon” ka njoftuar të mërkurën se Atletico ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas, që po tregon paraqitje të mira në Serie A.
Giovanni është i biri i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone dhe tek ekipi spanjoll mund të bashkohet me babanë e tij. Te Atletico e shohin Giovannin si partner ideal të Luis Suarezit në sulm dhe janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për transferimin e tij.
Giovanni 25-vjeçar është pjesë e Cagliarit dhe këtë sezon ka shënuar tre gola në katër paraqitje, në Serie A. Ai ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2024, kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Genoa, River Plate e Banfieldi. Giovanni ka edhe një gol në gjashtë paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.