Sport

Piloti i Formula 1, Stroll, rezultoi pozitiv pas garës në Francë

Descriptive Text

Piloti kanadez i Formula 1, Lance Stroll, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas garës së 11 tetorit në Paris. Por, Stroll ka treguar se ka marrë dritën e gjelbër për të garuar në Portugali në fundjavë, njofton agjencia Reuters.

Piloti i Racing Point humbi garën në Nuerburgring pasi nuk u ndje mirë dhe u zëvendësua me gjermanin Nico Hulkenberg.

Ai ka treguar se nuk është ndjerë mirë që nga gara në Rusi më 27 shtator.

Stroll është piloti i dytë i Formula 1 që ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Po ashtu kishte rezultuar edhe kolegu i tij i skuderisë, meksikani Sergio Perez. Ai humbi dy gara në gusht.

“Dua t’u njoftoj se së fundi kam rezultuar pozitiv për COVID-19 pas garës në fundjavë në Eifel. Po ndjehem mirë dhe që nga atëherë kam rezultuar negativ”, ka shkruar Stroll në rrjetet sociale.